Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua në Podujevë, u raportua nga burri për dhunë psikike

Policia e Kosovës

Një grua është arrestuar në Podujevë të martën, pas raportimit nga bashkëshorti i saj se ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij.

Siç ka njoftuar Policia, e dyshuara pas intervistimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës thekson se rasti ka ndodhur më 11 nëntor, ndërsa është raportuar në Polici tre ditë më pas.

“Podujevë 11.11.2023-19:00. Me 14.11.2023 viktima mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhune psikike ndaj tij. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.