Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia në Prishtinë, pas pranimit të informatës se një i dyshuar përmes biznesit të tij, po vë në qarkullim monedha që dyshohet se janë të falsifikuara, ka filluar dhe ka zhvilluar hetimet për disa javë ndaj një të dyshuari.
“Sot, më 13.02.2019, hetuesit policorë së bashku me inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar aktivitetin tregtar të të dyshuarit në Prishtinë. Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe më pas ka sekuestruar një shumë monedhash metalike (euro)”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në pronësi të të dyshuarit janë gjetur: 172 copë nga 2 që bëjnë 344 euro dhe
236 copë nga 1 euro që bëjnë 236 euro. Gjithsej janë konfiskuar monedha metalike në vlerë prej 580 euro.
“I dyshuari H. B. lindur në vitin 1968, mashkull shqiptar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Aktakuzë për falsifikim parash, i akuzuari tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false
-
Zbulohet në kufirin Bullgari-Rumani një fabrikë shtypi eurosh të falsifikuara