Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 31-vjeçar në Obiliq, dyshohet për shtatë raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një 31-vjeçar në Obiliq, nën dyshimin për shtatë raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit, vjedhjet kanë ndodhur në periudha të ndryshme, kryesisht nga veturat.

I dyshuari po kërkohej që nga muaji gusht i vitit 2022.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht vjedhje nga veturat. Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022). Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftim.