Një person është ndaluar për 48 orë pasi i është gjetur një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 2 USB, 1 hard disc, pesë pasaporta me emra të ndryshëm dhe dokumente tjera të cilat më pas si prova materiale janë konfiskuar.
Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për F.T. 29-vjeçar.
“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është inicuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit’ për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin e përfshirjes në veprën penale të falsifikimit të domumenteve”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se iu gjet pushka me shtatë fishekë
-
Policia i gjen substanca narkotike e armë një 26-vjeçari në Ferizaj, e arreston
-
Qarkullonte me armë në dorë nëpër Ferizaj, policia e ndalon
-
Arrestohet i dyshuari në Ferizaj për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
-
Kapet në Ferizaj një 17-vjeçar me armë zjarri