Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Zveçan një zyrtar shqiptar për keqpërdorim të pozitës

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm bën të ditur se në Zveçan dje është arrestuar një person me përkatësi kombëtare shqiptare, shtetas i Kosovës për keqpërdorim të pozitës apo të autoritetit.

Është arrestuar “i dyshuari mashkull, K/shqiptar, zyrtar, nën dyshimin se ka kryer veprën keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”, thuhet në njoftim, përmes të cilit saktësohet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.