Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një shtetas francez në pikëkalimin kufitar në Merdar nën dyshimin se ka prezantuar letërnjoftim dhe patentë shofer të falsifikuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Merdar 18.02.2025 - 11:40. Policia ka ndaluar automjetin me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull francez, i cili ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin e lëshuar nga autoritetet franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Merdar i dyshuari për falsifikim të policës së sigurimit kufitar
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Arrestohet një zyrtar, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar