Arrestohet në Kosovë, Indrit Taullai i njohur si pjesë e Bandës së Durrësit. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës ku thuhet se ai është kapur në Prizren rreth orës 14:21.
“Me kërkesë të Interpol Tirana dhe Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtare në Kosove ILECU, sot më 6 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta në Prizren, është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit të dyshimte I.T, i lindur në vitin 1975.”
Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite heqje lirie si pjesë e Bandës së Durrësit dhe ishte liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës së Lartë për t’u trajtuar në kushte spitalore pasi vuante nga sëmundje e rëndë.
Banda kriminale funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar, Durrës.
Sipas Ministrisë së Brendshme, “ajo është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit/TCH.
-
Arrestohen dy shtetas bjellorusë, një rus dhe një shqiptar në Arllat
-
Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e një gruaje në Prizren 11 vjet më parë
-
Arrestohet në Durrës pronari i një lokali nate në Prishtinë që po kërkohej nga autoritet e Kosovës
-
Kosovari i kërkuar për tentimvrasje në Bullgari, arrestohet në portin e Durrësit
-
Ndalohet në portin e Durrësit shtetasi kosovar, i sekuestrohen 17 mijë euro