Një shqiptar është arrestuar në Kolumbi nën dyshimin se ishte përgjegjës për marrjen e parave nga shitja e kokainës në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç shkruan “eltiempo”, i arrestuar është Klodian Zaimi, i njohur si “El Gringo”. Ai raportohet se kishte për detyrë të merrte paratë edhe në Evropë dhe për t’i dorëzuar në organizatën kriminale në Kolumbi.
Policia e Kolumbisë ka thënë se Zaimi ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesës së sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.
Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Si ‘El Gringo’ dhe i kapuri tjetër kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës në SHBA për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.
-
Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete
-
Arrestohet në Rinas një 43-vjeçar nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht nga Spanja
-
Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika
-
Kolumbia arreston Arian Llukën, të kërkuarin për vrasje në Kosovë
-
DEA e vendos “objektiv prioritar” presidentin e Kolumbisë