Policia holandeze ka arrestuar një shqiptar, i dyshuar për vrasje. Ai është arrestuar afër Rotterdamit, bëjnë të ditura mediat holandeze, përkatësisht “nltimes.nl”.
I arrestuari është Hektor Mahmutaj, 41-vjeçar, i kërkuar në Shqipëri për vrasje dhe posedim të armëve luftarake, përcjell albinfo.ch.
Policia e kishte ndalur atë për shkak se ishte duke vozitur një veturë me qira të një kompanie të dyshimtë, dhe kështu policët vendosën t’i shikojnë dokumentet e tij.
Pasi kontrolluan dokumente u vërtetua se ai ishte me dokumente false. 41-vjeçari ishte i kërkuar nga Interpoli për vrasje. Ai ishte dënuar me 25 vjet mungese burg për shkak e vrasjes së një bariu.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy shqiptarë në Holandë, akuzohen për vrasjen e një shqiptari në Gjermani
-
Arrestohet në Holandë anëtari i bandës “Bajri”
-
Vrasësi me 13 emra, shqiptari më i kërkuar në Angli
-
Pasi lirohet me kusht, vrasësi shqiptar iu zhduket autoriteteve britanike
-
Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë