Policia e Shtetit e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Holandës arrestoi një prej pjesëtarëve të grupit kriminal “Bajri”.
Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39-vjeçarin nga Shkodra. Në pranga ka rënë shtetasi B. B., alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër.
Shtetasi B. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./TCH