Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi ishte në kërkim të Policisë.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për A.B. 21-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Blereje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Artikuj të ngjashëm