Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar për arrestimin e shtetasit kosovar V.A. në Ferizaj, për të cilin kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas Policisë, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për veprën penale “vrasje”, të cilën dyshohet se e ka kryer më 7 tetor të vitit 2021 në Oslo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”, thuhet një njoftimin e Policisë.