Një shtetas maqedonas është arrestuar në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës për shantazh.
Ai dyshohet se shantazhoi një grua duke i marrë para.
“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se përmes rrjeteve sociale e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, duke i marrë para”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.