Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar të gjendjes civile në Komunën e Gjakovës, nën dyshimin se ai e ka regjistruar kundërligjshëm një shtetas të Shqipërisë.
Shtetasi i Shqipërisë, J.S. ka pasur mospërputhje të dhënave personale të regjistruara në sistem me atë të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë.
“Identiteti i saktë i shtetasit është kërkuar përmes rrugëve zyrtare nga ku ka rezultuar se personi i dyshuar ka të njëjtat të dhëna si personi i regjistruar në Kosovë përveç datëlindjes. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari D. N. në prezencë të avokatit dhe pas intervistës ndaj të njëjtit nga prokurori i Shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa i dyshuari J. S., shtetas i Shqipërisë, do të intervistohet sapo të sigurohet prezenca e tij”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet shtetasi shqiptar që dyshohet se vodhi identitetin e një personi në Gjakovë
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Arrestohen 4 shtetas të huaj në Gjakovë, në veturë iu gjetën medikamente pa dokumente
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
-
Ndalohet një polic në Gjakovë, dy tjerë hetohen në procedurë të rregullt