Ish i dënuari kohë më parë për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS në Siri, Fitim Lladrovci, është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës. Ai ka thënë se i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ju konfirmoj se, me datën 24.04.2019 është arrestuar personi F. Ll, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të prokurorisë special është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u trajtuar në bazë të nenit 134 të KPK”, ka thënë Hoxha për Koha.net.
Ish-luftëtari i ISIS-it, Fitim Lladrovci, thotë se në Kosovë mund të ketë sulme terroriste
Sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 134 parasheh dënimet për bashkim për veprimtari kundër kushtetuese.
Edhe
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
“Neni 134
Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese 1. Kushdo që formon një grup apo ndonjë bashkim tjetër të personave për kryerjen e veprave penale nga nenet 121-134 të këtij Kodi, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale. 2. Kushdo që merr pjesë apo bëhet anëtar i grupit apo bashkimit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Anëtari i grupit apo bashkimit, që e lajmëron grupin para kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi”, thuhet në këtë nen.