Një i mitur në Prizren është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se në gusht të vitit të kaluar ka qëndruar në një hotel dhe nuk ka paguar për këtë. Sipas pronarit të hotelit dëmi që i është shkaktuar është 1600 euro.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet për mashtrim një i mitur, i mori disa herë nga 10 euro një të mituri tjetër
-
Arrestohet i mituri në Prizren, e detyronte një person tjetër t’i jepte të holla
-
Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet
-
Arrestohet në Prizren i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përvetësoi kundërligjshëm mbi 150 mijë euro
-
Arrestohet një i mitur që shpërndante në rrjete sociale përmbajtje të keqpërdorimit seksual