Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që e goditi këmbësoren në Fushë-Kosovë

Vetura e personit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin e rëndë në Fushë-Kosovë, Prill 2022

Është arrestuar personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin e së dielës në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë, ku pësoi lëndime të rënda një 20-vjeçare.

I dyshuari që iku nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të rëndë, është identifikuar gjatë mëngjesit të së hënës bashkë me automjetin e dëmtuar.

“Fillimisht nga hetuesit është përcjellje automjeti i dyshuar, derisa ka arritur në një autoservis në Çagllavicë. Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa, i cili ishte i dëmtuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më 24.04.2022, rreth orës 11:00, ndodhi një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore.