Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e një personi të hënën në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të Policisë, është bërë e ditur se viktima është plagosur në dy këmbët.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari është sekuestruar një revole, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm