Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë

Shiriti i policise

Është arrestuar një person në Pejë i dyshuar për plagosjen e tre personave me armë zjarri mbrëmë.

Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë rreth orës 21:00, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre tjerëve, duke i plagosur ata. Fillimisht të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa më pas dy prej tyre, që kanë marrë lëndime më të rënda janë dërguar në QKUK.

Policia në raportin e saj ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Artikuj të ngjashëm