Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, me dyshimin se nga 28 maji i këtij viti, i ka ngacmuar dy persona duke u dërguar mesazhe ofenduese.
Në njoftimin policor thuhet se i dyshuari u ka dërguar mesazhe viktimës mashkull dhe motrës së tij.
Ai është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti nga data e lart-cekur i ka shkruar mesazhe ofenduese viktimës mashkull dhe motrës së tij viktimë femër kosovarë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Lipjan e një për ngacmim në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për ngacmim të një burri në Lipjan
-
Arrestohet i dyshuari për ngacmim në Prishtinë
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ngacmoi në rrugë një grua dhe dy të mitura
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual