Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për ndezjen e zjarrit me benzinë në Prishtinë

Është arrestuar të dielën personi që dyshohet se para disa ditësh ndezi zjarr nga benzina e hedhur në një rrugë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë për KOHËN se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sipas saj, i dyshuari ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Mund t’ju konfirmoj se lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.