Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një bankë në Vushtrri

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të hënën, për vjedhjen që dyshohet se kishte kryer një muaj më herët në Vushtrri, në një bankë.

Sipas njoftimit nga rajoni i policisë në Mitrovicë, më 24 qershor, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, teksa po patrullonte, Njësia e Hetimeve Rajonale kishte vënë re se i kërkuari për veprën penale të ‘grabitjes’, Ç.B. 19-vjeçar, gjendet në veturën në lëvizje. Me këtë rast policia ka përcjellë veturën dhe e ka arrestuar të dyshuarin.

Ai dyshohet se kishte kryer veprën më 14 maj të këtij viti në Vushtrri.

“Nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, bëhet e ditur se me datën 14.05.2019 i dyshuari në një bankë ka grabitur 2000 euro. Me urdhër të prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.