Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e një filiali për transferim parash në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Nga hetuesit e sektorit rajonal është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

“Rasti ishte raportuar të ketë ndodhur me datën 17 dhjetor 2018, në një filial për transferim parash që ndodhet në rrugën ‘Basri Beqiri’ në Vushtrri, ku viktimës (femër), nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ia kanë grabitur një shumë të parave. Si rezultat i hetimeve ka rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e personit të dyshuar A.S., 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.