Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person që dyshohet se ka dhunuar një të mitur kosovare. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë të enjten.
“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Viktima do të dërgohet për ekzaminim. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
Në raportin 24 orësh, janë paraqitur edhe dy raste të dunës në familje. Në Fushë Kosovë të enjten pasdite është arrestuar një femër kosovare që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një femër tjetër.
Në Hajvali është arrestuar një burrë që pas mosmarrëveshjes në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.