Një person është arrestuar në Viti për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit nga Policia, pas një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën një revole e tipit SIG e kalibrit 9 mm. së bashku me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunë në familje” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje
-
Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan
-
Qytetari në Viti sulmon fizikisht bashkëshorten e djalin, viktimat marrin trajtim mjekësor
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë