Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari i dytë në Shtime për “vrasje e mbetur në tentativë”

Është arrestuar i dyshuari i dytë në Shtime për rastin "vrasje e mbetur në tentativë". Më 24 janar të këtij viti, 22-vjeçari me inicialet K.L., ishte sulmuar me mjete të forta nga të dyshuarit M.N. dhe A.N.

Ky i fundit ishte arrestuar më 31 janar e i dyshuari M.N. u arrestua këtë të enjte në ora 16:55.

Ndaj të dyshuarit të dytë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.