Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren të dielën nën dyshimin se i ka vjedhur katër vetura. Sipas njoftimit, të dielën një person në rrugën “Shote Galica” ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura e tipit Volkswagen Golf 7.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin A.Q., i lindur në vitin 1973, derisa e ka pranuar veprën në fjalë dhe tri vjedhje të tjera.
“I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policor ne prani e avokatit mbrojtëse i cili ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe tri raste tjera te vjedhjeve nga veturat. Në lidhje këtë është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se vodhi tavolina
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të një veture në Ferizaj
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë