Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet ferizajasi, rrahu gruan e tentoi ta sulmonte me sëpatë

Foto ilustrim

Është arrestuar një person të enjten në Ferizaj pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur në rrugën “Lulzim Guta”, ku 56-vjeçari me inicialet E.S., gjatë ditës e kishte rrahur bashkëshorten mirëpo rasti nuk ishte raportuar menjëherë.

“Më pas, në mesnatë në gjendje të dehur tenton me sëpatë të sulmojë bashkëshorten dhe djalin e tij , mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes”, thuhet në njoftimin policor.

I njëjti është dërguar në stacionin policor në Ferizaj, e më pas është ndaluar për 48 orë.