Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprat penale "mashtrim me subvencione" dhe "falsifikim i dokumentit". I dyshuari J.K., pronar i një kompanie, dyshohet se me qëllim të përfitimit nga Pakoja Emergjente për COVID-19, i kishte lidhur 19 kontrata pune për 19 punëtorë të rinj, duke i deklaruar në ATK.
Nga kjo, i dyshuari, gjatë muajve mars-prill 2020, kishte përfituar 4940 euro, ndërsa sipas Policisë, kur punëtoreve u kishin dalë paratë në xhirollogari, iu kishte bërë presion që një pjesë t'ia jepnin atij.
“I dyshuari i lartcekur me iniciale nuk i kishte deklaruar pagat e punëtorëve në ATK dhe nuk i kishte kryer pagesat as të tatimit të mbajtur në burim as nuk kishte paguar kontributet e pensioneve. I njëjti edhe pasi paratë e Pakos Emergjente u kishin dalë në xhirollogari të punëtorëve, u kishte bërë presion (personave të deklaruar si punëtor) që shumën prej 100€ për muaj t’ia japin atij, ndërsa pjesën prej 30€ ta ndalin për vete. Me këtë rast pjesa më e madhe e tyre kishin pranuar, ndërsa për ata që nuk kanë pranuar këtë ofertë, i dyshuar kishte përpiluar nga një faturë fiktive, duke e nënshkruar vetë në emër të blerësit, ku disa nga këto fatura ishin në vlerë deri 260.00€, në emër kompanisë kinse kanë marr material elektrik, e të njëjtat fatura (të falsifikuara) i kishte dorëzuar te përmbaruesi privat”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari është intervistuar të enjten, ndërsa me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që përfitoi jashtëligjshëm nga Pakoja Emergjente
-
Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde
-
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale
-
Arrestohet menaxheri i një kompanie, përfitoi 35 mijë euro me fatura e klientë fiktivë
-
12 zyrtarë të ATK-së dhe një pronar biznesi arrestohen në Prizren e Podujevë