Është arrestuar edhe një i dyshuar për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike në Mitrovicën e veriut.
Policia më 12 shkurt kishte zhvilluar operacion policor të koduar me emrin “Shpata” me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.
Në atë rajon ishin zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të, dhe ishin arrestuar dy të dyshuar serb.
Edhe i arrestuari i sotëm është serb i Kosovës.
“I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas, intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar
-
Zbulohet laborator droge në Prizren, tre të arrestuar
-
Ndërtuan laborator për përpunim të substancave narkotike, në mbajtje tre persona