Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
IPK-ja thotë se ka pranuar sot informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin se një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij të cilës i është ofruar edhe ndihma mjekësore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje theksohet se “hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një polic për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e tij