Dje në Pejë është arrestuar një e dyshuar për vjedhje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ajo është arrestuar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale “vjedhje”, ndaj një burri. Atij ia kishte vjedhur portofolin me para e dokumente personale.
“Është arrestuar e dyshuara, e cila dyshohet se viktimës mashkull ia kishte vjedhur portofolin me para, dokumente personale dhe kartelën e bankës me të cilën kartelë në bankomat me datën kur ishte kryer vjedhja- ishin tërhequr para. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
I vodhi portofolin një gruaje, shtetasja e huaj arrestohet në Pejë
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro
-
Shtetasja bullgare arrestohet në Ferizaj për vjedhjen e një portofoli
-
Arrestohet i dyshuari në Pejë për vjedhje
-
Ndalohen tre persona në Pejë të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove