Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet dorasi që vrau bariun me automatik

Arrestohet autori i vrasjes me armë zjarri të 25-vjeçari Rexhep Alihasani pasditen e sotme.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e Safet Rizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë, njoftojnë mediet në Shqipëri.

LEXO EDHE: Vritet me automatik një i ri derisa po kulloste bagëtitë

Policia njofton se gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjetën dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori.

Shtetasi Safet Rizaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm