Kronikë

Vritet me automatik një i ri derisa po kulloste bagëtitë

Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në malin e fshatit Luzhë të Tropojës.

Viktima është shtetasi me inicialet R.A. Policia thotë se 25-vjeçari, i cili po kulloste bagëtitë, është vrarë me automatik për motive të dobëta nga 23-vjeçari S.R., i cili është shpallur në kërkim, raporton tch.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.