Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet burri që dyshohet se vodhi tetë palë këpucë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhje të kryer më 6 dhjetor në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Ndërkaq, tri ditë më pas policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte vjedhur tetë palë këpucë.

“Me 09.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje e 8 palë këpucëve. Pas intervistimit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.