Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet burri në Ferizaj, pasi e bëri për spital vajzën e tij 12-vjeçare

Rrahje

ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njërin në Shtime e tjetrin në Ferizaj, me dyshimin se kanë shkaktuar dhunë familje.

Sipas njoftimit të së martës, në Ferizaj është arrestuar një 39-vjeçar, me dyshimin se ka rrahur vajzën e tij 12-vjeçare.

Viktima ka marrë trajtimin mjekësor. Ndërsa, në rrugën “Skenderbeu” në Shtime, është arrestuar një 28-vjeçar me inicialet B.A., i dyshuar për rrahjen e bashkëshortes me inicialet SH.B.

“Policia e stacionit në Shtime menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.A (M/K) i moshës 28-vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje, i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e kanosi bashkëshorten e tij me inicialet SH.B (F/K), e moshës 29-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.