Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet autori i vrasjes aksidentale në Gjakovë

Bashkëshorti i viktimës, i cilin dyshohet ta ketë vrarë pa dashje bashkëshorten e vet, është arrestuar nga policia në lagjen e tij, njofton kumtesa nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Policia përmes kësaj kumtese ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja:

Me datën 20. 08. 2018 në ora 00;05 minuta Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person të lënduar me armë zjarri.

Menjëherë policia ka shkuar në Emergjencë dhe nga mjeku kujdestar ju ka konfirmuar se personi i plagosur nga arma zjarrit veç kishte vdekur.

Policia me të gjitha njësitë relevante ka marr të gjitha masat me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së këtij rasti dhe përmes hetimeve të para ka kuptuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë në rrugën “Ali Ibra” në familje. Sipas deklaratave të familjarëve derisa në ballkon të shtëpisë bisedonin burrë e grua Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë.

Edhe Familjarët flasin për vrasjen e sotme të një gruaje në Gjakovë Kronikë Familjarët flasin për vrasjen e sotme të një gruaje në Gjakovë

Familjarët menjëherë kanë dal dhe e kanë vërejtur babain e tyre duke bërë përpjekje të ndihmonte të plagosurën-nënën e tyre të cilën ata e kanë transportuar në qendrën emergjente në spitalin e Gjakovës, ku nga plagët e marra pas pak viktima kishte vdekur.

Policia në vend ngjarjes ka gjetur armën me të cilën dyshohet se është plagosur viktima.

Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur . Ai deklaron se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për autopsi dhe në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për hetime nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë.

Për vrasjen në Gjakovë është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Ajo ka thënë se sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura.

Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.

Edhe Vritet një grua në Gjakovë Kronikë Vritet një grua në Gjakovë

Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj.

Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.