Policia ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në Vushtrri, mbrëmjen e së enjtes.
Zjarri ka përfshirë rreth dhjetë hektarë pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë sot pasdite.
"Në pasditen e sotme është raportuar se si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth dhjetë hektarë pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë. Në përpjekje për të lokalizuar zjarrin në vendngjarje kanë dalë njësi relevante policore dhe ekipe të zjarrfikësve, ku pas disa orëve është arritur që të lokalizohet zjarri”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për atë rajon, Avni Zahiti.
Policia përmes hetimeve ka arritur ta identifikojë të dyshuarin i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin në pronën e tij e më pas është përhapur.
“Pas veprimeve hetimore hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili dyshohet se ka vet-shkaktuar ndezjen e një zjarri në pronën e tij, ku si pasojë zjarri është përhapur - shpërndarë. Lidhur me veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari R .A., 51 vjeçar të intervistohet, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
-
Arrestohet një 18-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se dogji dy hektarë arë me grurë
-
Nga fishekzjarrët u dogj një pjesë e pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi
-
Arrestohet një person për zjarrvënie
-
Zjarri përfshin disa vetura në Prizren, jep detaje policia
-
Arrestohet një person në Viti, ndezi zjarr në afërsi të varrezave