Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 32-vjeçarin D.A., i cili dyshohet për një vjedhje të rëndë. E cila ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë. Atij i janë konfiskuar edhe dy armë.
“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar : -dy armë zjarri - tre laptopë etj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit ndaj të dyshuarit është, që është shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast për veprat, “vjedhje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të armëve”. I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit, thuhet se është dërguar në mbajtje.
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Vodhi tre kompjuterë në një kompani, arrestohet
-
Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet