Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Shtërpcë, të hënën, me dyshimin se ka vjedhur pajisje të teleferikut në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, thuhet në njoftimin policor të martën.
I arrestuari me inicialet V.B., 21-vjeçar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
“Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.


Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se vodhi një gjenerator e radiator
-
Arrestohet një 24-vjeçar për vjedhje në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Shtërpcë, i konfiskohen edhe armë zjarri
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për mbi 10 vjedhje