Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën "Zahir Pajaziti" në Podujevë.
Rasti i vjedhjes ka ndodhur më 31 tetor 2020, ku personat e dyshuar, kanë arritur që me forcë të marrin nga një grua një çantë dore, ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale etj.
Organizimi i mirë i punës së hetuesve policor të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17-vjeç.
Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë që bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Policia po e kërkon qytetarin nga Podujeva për një vjedhje të 2024-s
-
Një person në Podujevë po kërkohet për vjedhje
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, dyshohen për rrëmbimin e një personi