Policia e Kosovës ka njoftuar të premten në mbrëmje për arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi me prona me vlerë të lartë.
Institucioni e ka vlerësuar arrestimin hap të rëndësishëm në luftimin e skemave të mashtrimit.
Në njoftim, Policia ka thënë se të dyshuarit kishin tentuar të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele të shtrenjtë në Mat të Prishtinës. Informacionet ishin siguruar pas mesit të tetorit. E të premten, dy burra dhe një grua janë arrestuar pasi ishte mësuar se po planifikonin ta kryenin veprën në një zyrë noteriale në Gjilan.
Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
Një tjetër person është në kërkim.
Artikuj të ngjashëm
-
Personat e arrestuar për mashtrim me pronën në Mat, tentuan ta shisnin për 250 mijë euro
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë
-
Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro