Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Gjakovë, 15 maj - Dje, në Stacionin Policor Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri”, ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

J . P i lindur 1991, shtetas i Republikës së Kosovës

S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës

G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor, ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste të tjera të tentim-grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedim të mëtutjeshëm.