Të martën Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për shit-blerje të substancave narkotike.
Siç ka bërë të ditur Policia, të dyshuarve u janë sekuestruar 16 mijë e 373 euro, ndërsa po ashtu edhe një veturë me targa vendore, dy revole, dy karikatorë, 27 fishekë, dy telefona celularë, si dhe një qese me 10 gramë kokainë.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë
-
Tre të arrestuar nga aksioni antidrogë në Prishtinë
-
Operacion antidrogë në Prishtinë, sekuestrohet sasi e konsiderueshme e drogës dhe armëve
-
Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro
-
Arrestohen tre persona, në banesë mbanin paketime me narkotikë e armë