Tre persona janë arrestuar në Obiliq pasi u janë zënë narkotikë.
Policia ka gjetur në banesën e tyre disa paketime me substanca narkotike e armë zjarri të cilat ua ka sekuestruar bashkë me mijëra para e telefona.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 10 paketime të formave të ndryshme të mbushura me narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 672.1 gram, 2 paketime të vogla me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 0.6 gram, 2 peshore digjitale, një fletore me shënime për shitje të narkotikëve, një armë zjarri e modelit Zoraki 9mm me një karikator, para të gatshme 1940 € dhe 4 telefona celular. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Tre të arrestuar nga aksioni antidrogë në Prishtinë
-
Arrestohet një person, Policia i gjen plot narkotikë e një armë
-
Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje