Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar në Gjilan për trafikim me njerëz

Tre persona janë arrestuar të dielën në Gjilan me dyshimin se kanë trafikuar njerëz.

Dy nga të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë, ka njoftuar të hënën Policia në raportin 24-orësh.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një veturë, 2.650 euro para të gatshme dhe tre telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.