Njësiti “Fast” i Policisë së Kosovës ka arrestuar tre shtetas të huaj të kërkuar për një rast në një shtet tjetër.
Arrestimi është bërë duke u bazuar në vetëm pamjen e tyre, pasi nuk posedonin dokumente personale, ndërsa për tre shtetasit ishte pranuar informatë nga INTERPOL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, në Prishtinë, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga PK-ja për KOHËN.
Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për një vrasje e cila ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë.