Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohet se tentuan të vidhnin në një market

Janë arrestuar tre shtetas të huaj në Prishtinë, pasi mbrëmë rreth orës 22:00, ata dyshohet se kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda një marketi në Prishtinë.

Policia ka treguar se pas veprimit të shpejt ka arritur të arrestojnë shtetasit e huaj, B.B. (20-vjeçar), I.K. (34-vjeçar) dhe M.A. (31-vjeçar), të cilët janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si tentim vjedhje.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar. Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raportimit të rastit. Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personat e dyshuar: B.B. 20 vjeç, I.K. 34 vjeç, M.A. 31 vjeç, që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.