Tre persona janë arrestuar për vrasje në tentativë të enjten.
Rasti ka ndodhur në Lupç të Poshtëm të Podujevës ku policia ka marrë informacion se ishte një person i lënduar.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë. Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar”, njoftoi PK-ja.
Një 25-vjeçar, një 27 dhe një tjetër 28-vjeçar janë të arrestuarit.
Të tre janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Dy të plagosur në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
-
Tre persona rrihen mes vete, një plagoset me armë zjarri e tjetri me sëpatë
-
Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen dy persona e konfiskohet një AK-47
-
Të shtëna me armë mes disa personave në Podujevë, arrestohen tre të dyshuar