Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona për vepra të ndryshme kriminale

Tre persona në Gjilan të përfshirë në veprimtari kriminale janë arrestuar në raste të ndara.

Sipas njoftimit nga Policia, një i dyshuar S. R., është arrestuar lidhur me rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja, e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, pasi tek i njëjti është gjetur sasi e substancave narkotike e dyshuar mariuhanë në sasi 11.89.gr.

Në rastin e dytë i dyshuari është arrestuar në fshatin Uglar për “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, pasi i njëjti kishte hyrë në një lokal me armë. Sipas njoftimit, i dyshuari me të vërejtur njësinë policore, ka hedhur armen nën tavoline dhe ka ikur e që më pas është kapur nga Policia.

Edhe rasti i tretë është në Uglar ku është arrestuar personi i dyshuar për rastin “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pasi i njëjti në cilësinë e pronarit të lokalit, ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave te tjera te fatit.